Monday, March 17, 2008

FAJI GJITHMONË MBETET JETIM

Neglizhencë e studentëve apo burokracia në UEJL


Që me fillimin e vitit të ri akademik filluan edhe shqetësimet e studentëve, të cilët prisnin me orë të tëra në radhë për të zgjedhur problemte e paraqitura disa në çështjen e transkriptave e disa në çështjen e orarit.
Sporteli i godinës ... ngjasonte me një ambulantë shëndetësie ku të gjithë të sëmurit presin në radhë me orë të tëra për të realizuar kontrollin, e përgjegjësi i çështjes së transkriptave luante rolin e mjekut ku tentonte me anë të simoptomeve të gjejë shkakun e sëmundjse për të dhënë diagnozën.
Kështu ndodh kur studentët apo personeli neglizhojnë në kryerjen e obligimeve të veta, po ku qëndron faji? Ai gjithmonë mbetet jetim. Studentët ankohen në çdo vend për problemet që u shfaqen me mungesën e kredive, notat e shkruara gabim, mungesë të lëndëve në transkriptë apo edhe lëndë tepër.H.I studente në CST thekson se “gati 2 javë jam endur nga një zyrë në tjetrën më thonë shko kwtu shko atje, sepse nuk e kam të shënuar numrin e ID në rregull në listë dhe notat e dy lëndëve nuk më dalin në transkriptë, gabim i cili nuk është i imi, pasi nga pavëmendja e dikujt unë duhet të endem dhe të humbi kohë duke pritur”. “Unë për shkakun e një note që nuk është dorëzuar në regjistrin e notave nga ana e profesoreshës së gjuhës angleze që para dy semestreve nuk mund të marr diplomën edhe pse kam përfunduar me provimet qysh në qershor, më duhet tash ta gjej profesoreshën dhe ti them që të shkoj personalisht të verifikoj notën pasi edhe verifikimin nuk e pranojnë kur dorëzohet nga studenti”, thekson i revoltuar një ish student i BA.Ndërsa dy studentë të AP në vitin e tretë kanë humbur plot tre javë me vonesë kanë regjistruar orarin dhe kanë munguar në ligjeratat e para pasi disa profesorë nuk kanë dërguar rezultatet e riprovimit deri në fund të shtatorit dhe pastaj edhe atje nuk kanë ecur punët në rregull aq sa duhet. Por kemi studentë që shprehen se nuk kanë pasur kurrë probleme të këtilla.
Për të shikuar edhe anët tjera të së vërtetës ne zhvilluam një bisedë në Zyrën e Regjistrit dhe me përgjegjësit e çështjeve të transkriptave. Në pyetjet tona se si ecën puna e vendosjes së notave në transkripta dhe si i menaxhojnë detyrat kur ju grumbullohen mijëra transkripta për të përmisuar ato deklaruan se kjo çështje nuk mund të quhet një problem i pa zgjidhur, por vetëm se kërkon kohë, pasi, ne, notat në regjistër i hudhim në mënyrë intensive mbrenda dy javëve dhe gabimet ndodhin por nuk mund të pranojmë fajin që nuk na takon neve pasi nga neglizhenca e studentëve për të rregulluar punët me kohë ne ballafaqohemi me ngadalsimin e punës. Në kohën kur ne shpërndajmë transkriptat, studentët kanë një muaj afat për kontrollimin e tyre dhe për përmisim. Ato vijnë dhe trokasin tek zyra jonë ku ne padyshim se tentojmë dhe arrijmë t’ua zgjedhim problemet, ne jemi në shërbim të studentëve. Por fatëkeqësisht kemi studentë që nuk dinë çka kërkojnë dhe si kërkojnë, nuk japin asnjë sqarim në kërkesat e tyre, madje disa kërkojnë lëndë të cilat veç më janë të shënuara por nga pavëmendja nuk i shohin fare apo ndoshta nuk e kanë të njohur emrin e lëndës në gjuhën angleze dhe kërkojnë të njejtën lëndë disa herë dhe vijn këtu shfryhen se nuk ua kemi plotësuar kërkesën pa mos e ditur se ku qëndron problemi. Disa studentë nuk janë të shënuar fare në listë dhe duhet të shkojnë tek profesorët të vrapojnë pas notave të tyre, ne kërkojmë verifikime të cilat nuk i pranojmë që t’i sjell studenti por personat përgjëegjës. Këto probleme egzistojnë sepse studentët nuk janë të informuar mirë sa i përket kredive të lëndëve zgjedhore me ndryshimin e sitemit nga ai 4 vjeçarë në atë 3 vjeçarë dhe lëndët zgjedhore që janë me 3 kredi ato vijnë t’i kërkojnë me nga 4 kredi gjë që nuk është vendim i yni. Më e keqja qëndron aty se përpos studentëve kemi pasur raste kur vetë prindi ka ardhur personalisht në zyrë dhe ka kërkuar të kryejmë punën pasi studentja nuk merr dot diplomën për arsye të mungesës së një lënde, kurse vet ajo nuk e dinte se në cilën lëndë kërkonte në cilin afat dhe te cili profesor ka ndjekur lëndën se kishin kaluar vite që kur është mbajtur provimi. Studentët duhet çdo semestër të kontrollojnë notat e tyre dhe jo të lënë për në diplomim se atëherë ndodh që mos ta gjejmë as profesorin.Por gabimet ndodhin edhe nga ana jonë kur shtypim një numër gabim dhe ngatërrohet krejt çështja për atë shkak studentët duhet të vijnë në zyrën tonë dhe t’i paraqesin problemet. Por këto probleme shkojnë duke u zvogëluar, shpresojmë se në të ardhmen do të realizojmë pilot programin e paraparë që notat të futen nga vetë profesorët kurse ne të bëjmë vetëm kontrollin,theksuan përgjegjësit e kësaj zyre.Problemi është i shumanëshëm dhe për të reduktuar këto shqetësime duhet të harmonizohen punët e secilës palë.

Samije Limani ( anëtare e revistës Euroidea )